“Bëra gabim”, Mourinho pendohet që refuzoi Portugalinë për të qëndruar te Roma - NACIONALE

“Bëra gabim”, Mourinho pendohet që refuzoi Portugalinë për të qëndruar te Roma

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Jose Mourinho e ka pranuar se është penduar që ka refuzuar kombëtaren e Portugalisë për të vazhduar me Romën.

“Special One” ishte i preferuari i Federatës së Portugalisë para se të emëronin Roberto Martinezin, mirëpo e refuzoi për të qëndruar te Roma, skuadër që pastaj e shkarkoi disa javë më vonë.

Mourinho së fundmi e ka pranuar se është penduar për këtë lëvizje dhe në rast që do ta ketë një mundësi tjetër, atëherë do ta pranojë.

Kisha shansin për të drejtuar Portugalinë dy herë por erdhi në kohën e gabuar”.

Ishte emocionale sepse kur nuk pranova herën e fundit më ofruan punën sepse doja të qëndroja te Roma dhe mendoj se këtu bëra gabim”.

Portugalia ka një skuadër fantastike, një ndër më të mirat, top 5 në botë. E di, por u ndjeva shumë i lidhur me Romën dhe tifozët prandaj qëndrova”.

Besoj se puna e Portugalisë do të më ofrohet për herë të tretë dhe do ta pranoj. Shpresoj se gjenerata e ardhshme është aq e mirë sa kjo momentalja”, deklaroi Mourinho.

Përndryshe, Mourinho është duke u përgatitur që në verë të marrë drejtimin e një skuadre, meqenëse për momentin është i papunë.

Tekniku portugez ka qenë i lidhur me kalimin te Bayern Munich, Chelsea dhe Manchester Unitedi por deri më tani s’ka asgjë konkrete.

Lajme të ngjashme