Benzema: Nuk na nevojiten fotot që të tregojmë se jemi miq me Ronaldon, duam ta sjellim trofeun në Madrid
Ylli i Real Madridit, Karim Benzema është optimist për finalen ndaj Barcelonës, derisa shpreson që të takohet me Cristiano Ronaldon nesër.
Real Madrid do të përballet me Barcelonën për finalen e Superkupës të Spanjës të dielën, pasi të mërkurën eliminuan Valencian në gjysmëfinale.
Ai lavdëroi ekipin e Barcelonës, por thotë se duhet të fokusohen vetëm brenda skuadrës në mënyrë që të jenë gati.
"Barcelona është e mirë si gjithnjë. Ne duhet të fokusohemi në vetën tonë që të jemi gati".
"Në Madrid gjithmonë na kërkojnë të fitojmë dhe jemi këtu për të dëshmuar se mund ta rikthejmë kupën në Madrid. Në kokën tonë duhet të jemi gati për të fituar".
"Ky grup është në formë të mirë dhe shpresoj të zhvillojmë një tjetër ndeshje e mirë që ta sjellim trofeun në Madrid".
I pyetur për Ronaldon, i cili vizitoi dje skuadrën – Benzema konfirmoi se nuk e ka takuar, por shpreson që nesër të bisedojë me të.
"Nuk kemi nevojë të bëjmë foto që të dëshmojmë se jemi miq. Instagrami është botë tjetër. Nuk kisha kohë për ta përshëndetur sepse nuk e pashë pasi ishte duke u stërvitur. Shpresoj ta shoh nesër dhe të flas me të".
"Cristiano është mirë këtu. Ai ishte me ne dhe shpresoj që ai të shënojë shumë gola dhe të vazhdojë të bëjë ndryshimin".
Benzema e komentoi shkurtimisht edhe rinovimin e kontratës duke deklaruar se është i lumtur në “Santiago Bernabeu”, por të ardhmes nuk i dihet.
"Jam te Real Madrid, është një çështje tjetër. E shijoj këtu, por në futboll asnjëherë nuk i dihet. Jam duke shijuar çdo stërvitje dhe lojë. Nuk do të flas sesa do të qëndroj këtu".
Përballja mes Realit dhe Barcelonës do të nis në ora 20:00.