Benzema: Duam të japim gjithçka për Superkupën Evropiane, Cristiano Ronaldo më ndihmoi shumë
Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema thotë se duan ta fitojnë Superkupën Evropiane, derisa shtoi se pas largimit të Cristiano Ronaldos stili i tij i lojës ndryshoi.
Në konferencë për media, francezi e vlerësoi si ëndërr që gjenden këtu pasi rruga ishte tepër e vështirë.
"Rruga ishte shumë e vështirë dhe shumë e mirë. Është ëndërr që jemi këtu. Jemi gati. Do të japim gjithçka për të. Shpresoj që ashtu siç tha trajneri, skuadra do të bëhet më e mirë".
I pyetur nëse është lojtari më i mirë në botë, Benzema u tregua modest duke deklaruar "Nuk jam ai që do ta them. Objektivi im është që çdo vit të jem në formën më të mirë dhe të ndihmoj gjithmonë".
Ai shtoi se dëshiron të fitojë trofeun, por jo që të thyejë rekordin e Marcelos mirëpo që t'i ndihmojë skuadrës.
"Nuk është në mendjen time rekordi i Marcelos për 25 trofe, por të fitojë në çdo garë me skuadrën time. Sfida kurrë nuk ka qenë personale, është gjithmonë që të ndihmoj skuadrën të fitojë".
Francezi foli sërish për Cristiano Ronaldon duke deklaruar se stili i tij ndryshoi pas largimit të portugezit.
"Kam shënuar më shumë gola (pas largimit të Ronaldos). Me të, luaja ndryshe. Ai më ka ndihmuar shumë brenda dhe jashtë fushës".
Në fund, komentoi edhe shiritin e kapitenit të cilin do ta bartë sezonin tjetër duke deklaruar se asnjëherë nuk e ka imagjinuar.
"Nuk e kam imagjinuar asnjëherë këtë që kur arrita. Isha 21 vjeç. Është krenari për punën time që kur isha i vogël. Por, asgjë nuk ka ndryshuar, mënyra e punës mbetet e njëjtë", përfundoi ai në konferencë për shtyp.
Përballja mes Real Madridit dhe Eintracht Frankfurtit do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 21:00.