Benjamin Kololli rikthehet në Evropë, nënshkruan për Baselin
Basel ka kompletuar transferimin e sulmuesit kosovar Benjamin Kololli.
31-vjeçari i ka dhënë fund qëndrimit në Japoni te skuadra e Shimizu S-Pulse, skuadër kjo të cilës i ishte bashkuar në vitin 2021.
Basel përmes një komunikate zyrtare njoftoi se Kololli ka nënshkruar kontratë deri më 2025 me opsion për një tjetër vit.
“Nga Japonia në Basel. Benjamin Kololli vjen si agjent i lirë. AI ka nënshkruar kontratë me FCB deri në verën e 2025, me opsion për një tjetër”.
“FCB ju mirëpret në mënyrë të ngrohtë dhe shpreson për arritje të sigurt Benjamin”, shkruhet ndër të tjera në komunikatë.
🔴🔵 Sali Benji
— FC Basel 1893 (@FCBasel1893) December 26, 2023
✍️ Von Japan nach Basel: Benjamin Kololli wechselt ablösefrei vom Shimizu S-Pulse ans Rheinknie. Er unterschreibt beim FCB einen Vertrag bis Sommer 2025 mit Option auf eine weitere Saison.
Der FCB heisst dich herzlich willkommen in Basel und wünscht dir ein… pic.twitter.com/8Htf4LzYXB
Kololli për herë të fundit të Kosova ishte ftuar në kuadër të Ligës së Kombeve, në muajin qershor të vitit 2022, ku zhvilloi 33 minuta ndaj Greqisë.
Megjithatë, që atëherë s’është kontaktuar me nga FFK por tani situata mund të ndryshojë, duke marrë parasysh numrin e lojtarëve që preferohen të ftohen nga Superliga e Zvicrës.