Benitez këshillon Jurgen Kloppin para sfidës ndaj Real Madridit - NACIONALE

Benitez këshillon Jurgen Kloppin para sfidës ndaj Real Madridit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Rafael Benitez ka këshilluar Jurgen Klopp se me cilën skuadër të luajë për përballjen e rëndësishme ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

"Reds" do të mirëpresin Real Madridin në kuadër të raundit të 16-të në Ligën e Kampionëve, kundërshtar nga i cili u mposhten vitin e kaluar për këtë kompeticion.

Ish trajneri i Liverpoolit Benitez ka këshilluar Klopp që të luajë me Salah dhe skuadrën më të mirë për ta fituar ndeshjen.

"Varet se me çfarë sulmi Klopp ka në mendje për Real Madridin sepse ata kanë probleme në krahun e majtë".

"Ata luajtën me Camavingan aty por ky është problem sepse është mesfushor, prandaj ai lehtësisht mund ta nis me Salah, por pastaj nëse vendos Alaban në të majtë siç bënë herën e fundit do të jetë më e vështirë".

"Jam i kënaqur që dha minuta për Jotan dhe Firminon. Por nëse do të isha trajneri, do të vendosja skuadrën më të mirë bazuar tek besimi dhe forma fizike e lojtarëve".

Benitez gjithashtu paralajmëroi Klopp se mbrojtësit duhet të jenë në formë kundër Real Madridit, pasi do ta kenë shumë të vështirë ndaj Karim Benzema dhe Vinicius Junior.

"Nëse bëjnë çfarë bënë kundër Newcastles, Benzema dhe Vinicius do të shënojnë".

"Benzema është i mençur, lëvizja mes vijave është më e komplikuar dhe Vinicius gjithashtu është kërcënim. Mënyra si pasojnë, largohen nga presioni dhe luajnë mbrapa është shumë e rrezikshme", deklaroi ai.

Përballja mes Liverpoolit dhe Real Madridit zhvillohet në "Anfield" me fillim nga ora 21:00.

Lajme të ngjashme