Benfica e përcjell në shtëpi Juventusin, Man. City ndalet në Dortmund
Juventus ka pësuar humbjen e dytë rresht në ndeshjet direkte kundër Benficas, e cila u kualifikua në fazën e eliminimit direkt. Sot, ekipi italian pësoi difsfatë 4:3 dhe – me ç’rast – u eliminua që tani. Manchester City u ndal me rezultat 0:0 në Gjermani ndaj Dortmundit.
Një mori ekuacionesh të vështira ishin në mendjen e juventinëve për të kaluar tutje, por Benfica nuk u dha çast për asnjë moment që t’i zgjidhnin ato, pasi në fushë dhuroi spektakël, duke shënuar fitore në një ndeshje që prodhoi breshëri golash, duke mundësuar kështu eliminimin e hershëm nga Liga e Kampionëve.
Max Allegri është justifikuar gjatë tërë kohës. Ai ka thënë se Juventusi i tij është vetëm virtual, duke u thirre në atë se ka shumë të lënduar dhe se ata që bëjnë dallimin (duke aluduar te Chiesa, Pogba dhe Di Maria) janë jashtë gatishmërisë së skuadrës.
Gjithsesi, reale apo virtuale – e mori përgjigjën e rrufeshme nga Benfica, e cila ishte mbizotëruese në çdo element të lojës në 180 minuta, si në Torino, ashtu edhe në Lisbonë – për ta siguruar me plot mëritë edhe kualifikimin në fazën e eliminimit direkt. Deri në njëzet minutat e fundit të ndeshjes epilogu ishte 4:1. Kur ra koncentrimi i portugezëve, Juventus shënoi dy gola të shpejtë për ta zbutur disavantazhit. Në fund, Benfica me meritë iu gëzua kalimit në fazën e eliminimit direkt.
Në ndeshjen tjetër, Manchester City hasi në vështirësi më të mëdha seç pritej ndaj Borussia Dortmundit, që luajti në cilësinë e skuadrës nikoqire. Sidoqoftë, ekipi gjerman siguroi biletën për 1/8-en e finales në Ligën e Kampionëve.
Raporti i ndeshjes Benfica 4:3 Juventus
Goli i parë erdhi në minutën e 17-të të takimit me anë të mbrojtësit Silva, i cili me kokë mposhti portierin polak të Juventusit për 1:0.
Kundërpërgjigja e Juventusit erdhi shumë shpejt, me anë të golit të Vlahovic, i cili shfrytëzoi mjaft mirë pasimit nga Kostic.
Nga ky moment filloi sulmi i rrufeshëm i Benficas. Portugezët rikthyen epërsinë me anë të Joao Marios nga pika e bardhë. Ai ekzekutoi për mrekulli penalltinë duke shënuar për 2:1.
Qershia mbi tortë edhe shtatë minuta më vonë. Rafa Silva me anë të një gjesti shumë të bukur teknik shënoi për 3:1. Asistin e Joao Marios ai e finalizoi me thembër.
GOAL! Rafa Silva
— Fast Goals (@fast_footygoals) October 25, 2022
Assist by Joao Mario
SL Benfica 3-1 Juventus#Benfica | #UCL
pic.twitter.com/4NufiXUqjx
Pjesa e dytë nisi sërish me spektakël në të mirë të vendësve. Sërish protagonist ishte Rafa Silva, që paraboloi portierin dhe shënoi për 4:1.
Juventus u zgjua tek në fund të ndeshjes, kur Benfica uli ritmin e lojës. Ishte Milik ai që shënoi në minutën e 77-të për 4:2.
Brenda dy minutave ekipi italian ia doli që ta gjejë edhe një tjetër gol. Kësaj radhe ishte mesfushori McKennies ai që ngushtoi epërsinë në 4:3.
Kështu edhe përfundoi tërë ndeshja, me Benfican që iu gëzua pa masë kualifikimit, ndërsa Juventusi me kokulur doli nga stadiumi.
Kjo është gjendja tabelore në Grupin H, ku Juventus dhe Benfica siguruan biletën kualifikimin në fazën e mëtejm.
PSG ndan vendin e parë me 11 pikë. Benfica pason në vendin e dytë me po aq pikë. Juventus është në vendin e tretë me 3 pikë, me po aq pikë sa ka edhe me Maccabi Haifa.

Për ekipin e Allegrit as kalimi në Ligën e Evropës nuk është çështje e sigurt.
Raporti i ndeshjes Borussia Dortmund 0:0 Manchester City
U ndanë në paqe, baras, por përfituan të dy skuadrat, pasi ishte rezultati që u konvenonte.
Kjo sepse edhe Borussia Dortmundi me këtë epilog siguroi kalimin në fazën e 1/8 të finales.
Manchester City nuk tregoi shkëlqimin e zakonshëm. Ishte më e ngathtë sesa zakonisht. Nuk prodhoi shumë aksione të mira për gol, edhe pse në këmbët e veta pati rastin më të mirë në lojë.
Bëhet fjalë për një penallti që Mahrez humbi në pjesën e dytë. Kobel në minutën e 58-të priti mjaft mirë goditjen e algjerianit nga 11-metërshi, duke bërë që skuadra e tij ta ruante portën e paprekur.
Kështu, tashmë është e konfirmuar që nga Grupi G janë kualifikuar Manchester City dhe Borussia Dortmundi.
Ekipi anglez ka 11 pikë në vend të parë, Borussia Dortmund pason me 8 pikë. Sevilla renditet në pozitën e tretë me 5 pikë, kurse Copenhagen me 2 pikë në atë të fundit.

