Bellingham zbulon lojtarin i cili do të bëhet më i mirë se ai - NACIONALE

Bellingham zbulon lojtarin i cili do të bëhet më i mirë se ai

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Jude Bellingham thotë se bashkëlojtari Arda Guler do të bëhet edhe më i mirë se ai te Real Madridi.

20-vjeçari përpos shkëlqimit në “Los Blancos” ka nisur të mahnitë edhe në Kampionatin Evropian “Euro 2024”, ku shënoi golin e fitores në fitoren ndaj Serbisë.

Mirëpo, anglezi duket se e sheh turkun si lojtari i duhur për ta tejkaluar atë në nivelin sportiv, derisa Massimo Franchi ka zbuluar një bisedë që kishte me Bellinghamin vitin e kaluar.

“Gjatë tërë kohës, ai më tha se vëllai i tij Jobe, që luan për Sunderlandin, mund të jetë një nga favoritët për çmimin e vitit 2024”.

“Është talent i mirë, por sigurisht ishte shaka sepse Jobe ende s’ka luajtur në një klub të Premierligës dhe për këtë arsye përjashtohet nga renditja aktuale sipas rregullave të “Djalit të Artë”.

“Jude më tha gjithashtu në dhjetor vitin e kaluar dhe Real Madridi ka një lojtar fantastik të ri, që ndoshta është paksa më i mirë se ai: Turku Arda Guler, që shënoi një gol të jashtëzakonshëm ndaj Gjeorgjisë”.

“Sipas Bellinghamit, ai do të bënte gjëra të jashtëzakonshme në stërvitje. Guler është vetëm 19 vjeçar”.

Guler iu bashkua Realit verën e kaluar nga gjiganti turk Fenerbahce dhe kaloi një sezon të parë impresionues, duke shënuar gjashtë gola në 10 paraqitje në ligë.

Guler ndër të tjera u bë lojtari më i ri që shënon në debutim në një Kampionat Evropian, duke thyer rekordin e Cristiano Ronaldos, që kishte shënuar më 2024.

Lajme të ngjashme