Bellingham debuton me gol, Real Madridi në epërsi të dyfishtë ndaj Bilbaos
Ylli anglez, Jude Bellingham, ka debutuar me gol te Real Madridi, duke shënuar për 2:0 ndaj Athletic Bilbao, në ndeshjen e parë sezonale të La Ligës.
Ishte fillimisht Rodrygo që shënoi për 1:0 në minutën e 28-të.
Tëtë minuta më vonë, David Alaba, harkoi nga këndi, me topin që shkoi te Bellingham që shënoi gol vërtetë të bukur për 2:0.
⚽️ GOOOOOAAAAAALLLLLLL DE BELLINGHAM ! Il marque pour son premier match avec le Real !
— Sport’Actus (@Sport_ActusOff) August 12, 2023
Bilbao 0️⃣-2️⃣ Real Madrid#AthleticRealMadrid
pic.twitter.com/H0cXRfPzYv
20-vjeçari u transferua për 100 milionë euro këtë verë te mbretërit nga Borussia Dortmund, ku po vazhdon me paraqitjet e jashtëzakonshme.