Bekim Maliqi transferohet te Dinamo City - NACIONALE

Bekim Maliqi transferohet te Dinamo City

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi kosovar, Bekim Maliqi, është bërë me skuadër të re, duke nënshkruar me skuadrën shqiptare me shumë histori, Dinamo City.

23-vjeçari e filloi në futbollin kosovar, ku hapat e parë në futbollin profesionist i mori te KF Minatori, për të vazhduar më pasë në klubin e vendlindjes, FC Llapi, ku u paraqit suksesshëm në tre momente të karrierës së tij.

Ai karrierë bëri edhe te Besa e Pejës, Phoenix e Feronikeli, teksa shkëlqimi i tij i madh ishte në Kategorinë Superiore me Erzenin në sezonin që lamë pas, që nuk u la pa u vënë re nga skuadra e Dinamos.

Bekimi luan në pozitën e mbrojtësit anësor dhe ishte jetik te Erzeni, duke shënuar katër gola e duke bërë tre asistime në 35 paraqitje

Dinamo City që është 18-herë kampione e Shqipërisë, njoftoi transferimin e kosovarit në rrjetet sociale, ku futbollisti i është bashkuar skuadrës në Itali në përgatitjet parasezonale.

Lajme të ngjashme