Bëhet virale reagimi i Klopp pasi sheh rezultatin Man Utd – Newcastle - NACIONALE

Bëhet virale reagimi i Klopp pasi sheh rezultatin Man Utd – Newcastle

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Jurgen Klopp ka mbetur i befasuar pasi pa fitoren bindëse të Newcastle Unitedit ndaj Man Unitedit në “Old Trafford”.

Newcastle e “shpartalloi” 20 herë kampionin e Anglisë me rezultat 0:3 për t’i eliminuar në raundin e 16-të më të mirëve në Carabao Cup.

Liverpool eliminoi Bournemouthin ndërsa Klopp e pa rezultatin në televizion në konferencë për shtyp.

Tekniku gjerman mbeti i befasuar me këtë rezultat derisa tha “Ooooo, okej”.

Përndryshe, Darwin Nunez bëri heroin ndaj Bournemouth duke realizuar një gol fantastik nga distanca për të dërguar “Reds” në çerekfinale.

Ndërkohë, në çerekfinale skuadra e Kloppit do të përballet me West Hamin, skuadër kjo që eliminoi Arsenalin.

Lajme të ngjashme