Befason Ten Hag: S’pendohem që erdha te Man Unitedi
Trajneri Erik ten Hag insiston se nuk pendohet që e pranoi punën për të drejtuar Manchester Unitedin.
“Djajtë e Kuq” e nisën për mrekulli me holandezin duke përfunduar në vendin e tretë, si dhe morën trofeun e parë në gjashtë vite, por këtë edicion kanë dëshpëruar duke zënë vendin e tetë në tabelë aktualisht.
Me një vit në kontratë të mbetur, Ten Hag është nën presion të vazhdueshëm shkaku i rezultateve të dobëta, mirëpo s’ndihet i penduar që erdhi në “Old Trafford”.
“Nuk pendohem për asnjë sekondë që jam këtu. Është klub masiv. Ti nuk i di sfidat me të cilat do të përballesh, derisa je aty. Por, unë e doja këtë sfidë”.
Ten Hag ndër të tjera mohoi raportimet se lojtarët e Man Unitedit ia kanë kthyer shpinën, duke thënë se gjendja është e shkëlqyer.
“Është një shpirt i mirë i skuadrës. Gati në secilën ndeshje kanë luftuar. Të hënën jo (ndaj Crystal Palace), prandaj edhe jam i zhgënjyer. Por, në të gjitha ndeshjet e tjera kanë luftuar, s’kam dyshime”.
Man Unitedi është nikoqir i Arsenalit të dielën, ndërsa nëse arrin t’i mposhtin mund edhe t’ua humbin titullin kampion në Premierligë.
Përndryshe, skuadra e Ten Hag ka nevojë për sa më shumë pikë që të zërë një vend në garat evropiane.