Befason Real Madridi, interesohet për Joselun e Espanyolit - NACIONALE

Befason Real Madridi, interesohet për Joselun e Espanyolit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Real Madrid ka identifikuar qendërsulmuesin e Espanyolit, Joselu si një alternativë për në verë.

33-vjeçari ka qenë në formë fantastike këtë edicion duke gjetur rrugën drejtë rrjetës për 16 herë në 35 paraqitje, plus katër asistime.

Sipas “Relevo” kjo formë e mirë ka ndikuar të ketë vëmendjen e Real Madridit që po e shohin si adekuati për të qenë alternativa e Karim Benzemas për edicionin 2023/24.

Përpos kësaj edhe Carlo Ancelottit i pëlqen lojtari andaj duan që ta zëvendësojë Mariano Diazin, të cilit nuk do t’i ofrohet mundësia e rinovimit të kontratës.

Dëshirat e mëdha të Real Madridit mbesin Kylian Mbappe i PSG-së dhe Erling Haalandi i Manchester Cityt, mirëpo asnjëri nuk do të jenë të lirë gjatë afatit kalimtar veror.

Shkaku i lëndimeve të shpeshta të Benzemas këtë edicion, Reali ka vendosur ta transferojë një futbollist jo shumë të shtrenjtë derisa shpresojnë edhe në shitjen e Eden Hazardit.

Joselu ka edhe dy vite të mbetura në kontratë me Espanyolin, por klubi katalunas mund të detyrohet ta shet në rast që bie nga La Liga.

Espanyol renditet në pozitën e 19-të në tabelë, katër pikë larg vendit të 17-të dhe e kanë tejet të vështirë të sigurojnë mbijetesën me dy xhiro të mbetura deri në fund.

Përndryshe, Joselu në të kaluarën ishte pjesë e akademisë së Realit mes viteve 2009-2012 duke shënuar 40 gola dhe regjistruar tetë asistime për Castillan.

Lajme të ngjashme