Befason Neville: Arsenali vazhdon të jetë favoriti për titull
Legjenda e Manchester Unitedit Gary Neville beson se Arsenali është favoriti për titullin e Premierligës, pavarësisht rënies së londinezëve këto javët e fundit.
“Topçinjtë” pësuan humbje ndaj Newcastle të shtunën, ndërsa tani janë plot shtatë pikë nga lideri Liverpool.
Megjithatë, Neville i qëndron prapa deklaratave të mëhershme se Arsenali është favoriti për titullin kampion, i cili nëse do ta arrijnë do të jetë i pari që nga viti 2004.
“Është një element sikurse ndihen keq për vete sepse kanë pasur lëndime. Mund ta fitojnë titullin, të bëhen legjenda të Arsenalit. Askujt s’i intereson nëse kanë lëndime, lojtarët do të rikthehen, mos i pritni ata”.
“Kanë pasur disa ndeshje të vështira, Newcastle në udhëtim është vështirë. Prapë mendoj se do ta fitojnë titullin”.
“Ndoshta mund të dukem budalla dhe njerëzit të thonë “Çfarë je duke folur?”.
“Man City nuk po duket shumë mirë, Liverpooli nuk është perfekt dhe ndonjëherë të duhen këto gjëra. Ka qenë një fillim i dobët, por mund të marrin fitore sapo t’iu kthehen lojtarëve dhe mund të jenë të rrezikshëm”.
“Gjejeni formën në muajin mars, prill dhe maj – atëherë vërtetë dëshiron të jesh duke fluturuar”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Arsenali në mesjavë përballet me Interin në Ligën e Kampionëve, kurse të dielën i pret sfida e vështirë ndaj rivalit Chelsea.