Befason Guardiola: Interi është krijuar për ta fituar çdo ndeshje
Trajneri Pep Guardiola thotë se Interi është krijuar për t’i fituar të gjitha ndeshjet, ndërsa pret një përballje të vështirë të mërkurën.
Man City do të jetë nikoqir i Interit për ndeshjen e parë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Në konferencë për media, Guardiola deklaroi se Interi ka skuadër të pabesueshme, duke qenë e kompletuar në të gjitha pikat.
“Nuk guxojmë të mendojmë se ishim shumë më të mirë herën e fundit. Mediat thanë se ishim shumë më superior, por nuk mendoj se ishim”.
“E dija që ishin të fortë para dy viteve dhe do të jenë të fortë nesër. Kam respekt për ta. Do të jetë ndeshje më ndryshe sepse finalja e Ligës së Kampionëve është më ndryshe se të gjitha, por të shohim”.
“Interi është skuadër me mentalitet të pabesueshëm. Janë të ndërtuar për ta fituar secilën lojë dhe kompeticion. E fituan vitin e kaluar, ngjashëm si ne. Kanë presion të lartë, thuajse lojtar për lojtar ngjashëm si Brentfordi. Ata duhet të vuajnë”.
“Kanë kualitet të fortë me Bastonin, Calhangolun, Acerbi dhe Pavard. Është skuadër e kompletuar. Nuk mund të arrish në finalen e Ligës së Kampionëve nëse nuk ke diçka shumë të veçantë”.
Përballja përndryshe do të nis me fillim nga ora 21:00.