Befason Adrien Rabiot, arrin marrëveshje me klubin francez - NACIONALE

Befason Adrien Rabiot, arrin marrëveshje me klubin francez

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Adrien Rabiot është pajtuar për t’iu bashkuar skuadrës franceze Marseille.

Rabiot ka qenë agjent i lirë që kur i skadoi kontrata te Juventusi dhe deri më tani nuk ka bërë ndonjë lëvizje, duke qenë i lumtur të pret ofertën më të mirë.

Manchester United është admirues që sa kohë i Rabiotit, sidoqoftë për befasi Marseille ka fituar garën për shërbimet e lojtarit francez.

29-vjeçari kështu do të rikthehet në Francë për herë të parë që nga viti 2019, kur ishte pjesë e PSG-së. Përndryshe, dy klubet do të takohen në “Le Classique”, që është ndër derbit më interesant.

Kësisoj, Marseille me tërë këto afrime si dhe trajnerin Roberto de Zerbi, do të tentojë të luftojë me PSG-në për titullin kampion.

Aktualisht, Marseille qëndron vetëm dy pikë pas PSG-së, duke pasur 10 sosh, ndërsa “Parisienët” janë të pamposhtur deri më tani duke arkëtuar 12 pikë.

Lajme të ngjashme