Bayern Munich triumfon ndaj Hertha Berlinit dhe merr primatin në Bundesliga
Bayern Munich ka shfrytëzuar gabimin e Borussia Dortmundit duke mposhtur Hertha Berlinin, në kuadër të xhiros së 30-të në Bundesliga.
"Bavarezzët" triumfuan me rezultat komod 2:0 duke marrë primatin në kampionatin gjerman.
Bayern Munich e nisi shumë më mirë nga minuta e parë duke pasur disa raste shënimi me anë të Kingsley Coman dhe Serge Gnabry, por të dy anësorët nuk arritën t'i finalizonin.
Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi pasi Bayern nuk arriti t'i finalizojë aksionet derisa Hertha Berlin nuk është që pati ndonjë mundësi shënimi.
Zhvillohej minuta e 69-të, kur Joshua Kimmich me një harkim fantastik gjeti të lirë Serge Gnabry që shënoi me kokë për t'i dhënë epërsinë Bayernit.
Vetë 10 minuta më vonë, Kingsley Coman dyfishoi epërsinë pas një tjetër asistimi të bukur të Coman (79').
Bayern kishte dhe një tjetër mundësi shënimi në fund me anë të Kingsley Coman që dështoi nga afërsia, pas një pritje të Christensenit.
Me këtë fitore, Bayern Munich tani është lider në Bundesliga me 62 pikë derisa Hertha Berlind vazhdon të renditet në fund me 22 sosh.