Bayern Munich triumfon ndaj Freiburgut
Bayern Munich ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj Freiburgut, në kuadër të xhiros së shtatë në Bundesliga.
“Baverezzët” ishin më të mirë se Freiburgu, me rezultat komod 2:0.
Thomas Muller dhuroi një asistim fantastik te Kinglsey Coman, i cili realizoi për t’i dhënë epërsinë vendasve (12’).
Kurse, sulmuesi Leroy Sane dyfishoi epërsinë pas një aksioni të shpejtë – ku e kishte të lehtë të realizonte në portën e zbrazur pas një asistimi të Harry Kane.
Gjermani shënoi sërish pas një tjetër aksioni të shpejtë, mirëpo goli u anulua për pozitë jashtë loje nga VAR-i.
Fitoren e Bayernit e vulosi Coman pas një asistimi të bukur të Laimerit (85’).
Kësisoj, Bayern Munich ngrihet në vendin e tretë në tabelë me 17 pikë derisa Freiburg renditet në pozitën e tetë me 10 sosh.