Bayern Munich pranon ofertën e Tottenhamit për Tel - NACIONALE

Bayern Munich pranon ofertën e Tottenhamit për Tel

1 vit më parë

nga NACIONALE

Bayern Munich ka pranuar ofertën e Tottenhamit në vlerën e 60 milionë eurove për sulmuesin Mathys Tel.

Francezi ka vendosur të largohet nga skuadra gjermane këtë afat dimëror, ndërsa ka fituar vëmendjen e shumë klubeve, ku pjesa më e madhe vijnë nga Anglia.

Bayerni kërkonte 60 milionë euro për 19-vjeçarin, vlerë të cilën Tottenham është e gatshme ta paguajë pa hezituar, kësisoj marrëveshja mes dy klubeve është mbyllur, raporton “ESPN”.

Megjithatë, lojtari ende nuk ka vendosur nëse do t’i bashkohet Tottenhamit, me të cilët s’ka ndonjë marrëveshje personale.

Tel ka kërkuar të ketë garanci që do të luajë nga minuta e parë në klubin e ri, prandaj pritet të diskutojë me trajnerin Ange Posteceoglou para se të vendos nëse do t’i bashkohet londinezëve apo jo.

“ESPN” gjithashtu shton se interesim për Tel kanë shprehur edhe rivalët si Chelsea, Manchester United dhe Arsenal, mirëpo këto klube janë të interesuara vetëm për huazim me opsion blerje.

Aston Villa gjithashtu pritet t’i bashkohet garës sapo ta kompletojë shitjen e Jhon Duran në Al Nassr për 75 milionë euro.

Lajme të ngjashme