Bayern Munich poshtëron Salzburgun dhe siguron çerekfinalen e Champions Leagues - NACIONALE

Bayern Munich poshtëron Salzburgun dhe siguron çerekfinalen e Champions Leagues

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Bayern Munich ka siguruar çerekfinalen e Champions League-s pasi absolutisht demoloi rivalin nga Austria, Salzburg, në ndeshjen e kthimit që u zhvillua në 'Allianz Arena', të martën mbrëma.

Pasi takimi i parë ishte mbyllur me rezultat 1-1 në Austri, bavarezët nuk treguan mëshirë në Gjermani, falë edhe paraqitjes së jashtëzakonshme të superyllit Robert Lewandowski.

Sulmuesi polak realizoi hat-trick për 23 minuta, duke shënuar dy herë nga penalltia në minutat 12' dhe 21', para se të qëllonte të tretin dy minuta më vonë.

Në minutën e 31-të, Gnabry u fut në listën e realizatorëve, duke qëlluar aty ku duhet pas një asistimi nga Coman.

Në pjesën e dytë mysafirët pësuan edhe tre gola. Muller realizoi për 5-0 në minutën e 54-t pas asistimit nga Sane, i cili asistoi për të njëjtin edhe në minutën e 83-të, para se të futej edhe vet në listën e golashënuesve me golin e minutës së 85-të. Lewandowski, sikur hat-tricku nuk i mjaftoi, asistoi për golin e gjermanit.

Krejt çka arriti të bënte Salzburg në këtë ndeshje, ishte të shënonte një gol përmes Kjaergaard në minutën e 70-të.

Kujtojmë se shorti i çerekfinales hidhet më 18 mars, derisa ndeshjet e para zhvillohen më 5 dhe 6 prill, me ato të kthimit që zënë vend një javë më vonë.

Lajme të ngjashme