Bayern Munich pajtohet me një barazim te Leipzigu
Bayern Munich ka arkëtuar një pikë në udhëtim te RB Leipzig në kuadër të xhiros së gjashtë në Bundesliga.
“Bavarezzët” arritën të ktheheshin nga disavantazhi prej dy golave, pra nga 2:0 në 2:2.
RB Leipzig ishte në nivel tjetër gjatë pjesës së parë, duke shënuar dy gola të bukur.
Fillimisht, Lois Openda me një goditje fantastike i dha epërsinë vendasve (20’).
Kurse, gjashtë minuta më vonë Casetoll Lukeba u gjend në vendin e duhur për ta dyfishuar epërsinë (26’).
Sidoqoftë, Bayern Munich arriti të këndellet gjatë pjesës së dytë për ta fituar një pikë në fund.
Harry Kane ngushtoi epërsinë pas një goli nga pika e bardhë shkaku që Benjamin Henrichs preku topin me dorë brenda zonës (57’).
Kurse, për golin e dytë u përkujdes Leroy Sane që shënoi pas një asistimi fantastik të Jamal Musialas (70’).
Kështu, Bayern Munich tani ngrihet në pozitën e tretë në tabelë me 14 pikë derisa Leipzig zë vendin e pestë me 13 sosh.