Bayern Munich nuk e lejon largimin e Thomas Mullerit
Drejtori i Bayern Munichut, Oliver Kahn thotë se mesfushori me tipare ofensive Thomas Muller nuk do të largohet nga klubi në verë.
33-vjeçari ka qenë fantastik për "Bavarezzët" që sa vite, por meqenëse më nuk është një titullar i padiskutueshëm thuhet se preferon një aventurë të re para pensionimit.
Mirëpo, Kahn për "Sport Bild" ka bërë me dije se nuk do ta lejojë gjermanin të largohet edhe nëse ky i fundit shprehë dëshirë.
"Nuk ka gjasa të ndodhë. Nëse do të vijë në atë pikë, do të flas direkt me të pavarësisht situatës".
"Thomas është i shëndetshëm, asnjëherë i lënduar dhe ka karakter vërtetë të fortë. Ai është tejet i rëndësishëm për të gjithë skuadrën. Jam i sigurt se Thomas do të luajë edhe shumë ndeshje me ne".
Nën urdhrat e Tuchel, Muller ka qenë titullar vetëm në katër ndeshje por tekniku gjerman së fundmi ka shprehur admirim për të.
"Jam tejet fans i madh i Thomas Mullerit. Ai është yll botëror. Ndeshjet ndaj Manchester Cityt nuk i janë përshtatur. Përndryshe ai do të luante në shumë ndeshje".
"Gjithçka është në rregull për momentin. Jam i lumtur ta shoh reagimin e tij në stërvitje. Isha vërtetë i impresionuar. Por unë duhet të bëj vendime dhe disa janë vërtetë të vështira. Nuk kam asgjë personale, të gjithë duhet ta kuptojnë situatën", kishte deklaruar ai një muaj më parë.
Përndryshe, Muller ka qenë te Bayerni gjatë tërë karrierës duke shënuar 234 gola në 439 paraqitje në të gjitha garat.
Muller tani ka disa opsione në tavolinë, pasi po ndiqet nga disa klube të mëdha evropiane si dhe skuadra nga Amerika dhe Arabia Saudite.