Bayern Munich nis negociatat për Bruno Fernandesin
Bayern Munich ka zhvilluar disa bisedime me agjentin e Bruno Fernandesit duke i bërë me dije se do të tentojnë ta transferojnë në verë.
Fernandes ka qenë lojtari më i mirë i “Djajve të Kuq” që kur arriti në janarin e vitit 2020, ndërsa deri më tani ka fituar Carabao Cup si dhe FA Cup.
Megjithatë, situata tani mund të ndryshojë me Bayern Munichun, që është ndër klubet më të interesuara për ta blerë në verë.
“O Jogo” raporton se gjiganti gjerman është takuar me agjentin Miguel Pinho për të diskutuar për Fernandesin, ndërsa interesim ka shprehur edhe Barcelona.
Fernandes nuk është që do ta refuzonte kalimin te Bayerni duke marrë parasysh se Man Unitedi nuk do të garojë në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër.
Përndryshe, në muajin prill - portugezi u pyet për të ardhmen, ku bëri të ditur se qëndron deri në momentin që Unitedi dëshiron ta shet.
“Do të jem këtu, derisa klubi të dëshirojë që unë të qëndroj”.
“Mendoj se kjo është çështja, klubi dëshiron që të jem pjesë e të ardhmes. Gjithmonë e kam thënë se nuk dua të jem një lojtar që klubi nuk dëshiron ta ketë”.
“Nëse për disa arsye klubi nuk më dëshiron atëherë largohem, por nëse më duan, do të qëndroj”.
Përndryshe, Man Unitedi është i fokusuar në të ardhmen e trajnerit Erik ten Hag, i cili pritet të shkarkohet së shpejti.