Bayern Munich ndalet nga Hoffenheim, Stuttgart në 'frymën' e fundit e ndalë Dortmundin - NACIONALE

Bayern Munich ndalet nga Hoffenheim, Stuttgart në 'frymën' e fundit e ndalë Dortmundin

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Bayern Munich ka barazuar 1:1 me Hoffenheim në Allianz Arena, ndërsa Borussia Dortmund nuk ka shfrytëzuar gabimin e bavarezëve, pasi barazoi ndaj Stuttgart 3:3 me dy përmbysje të rezultatit brenda pjesës së dytë.

Skuadra e Thomas Tuchel po vinte nga një humbje e thellë në udhëtim te Manchester City në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve, ndërsa Dortmundi ishte në pushim, pasi tani është në garë vetëm në Bundesligë.

Bayern Munich – Hoffenheim

Bayern Munich nuk po kalon momentet më të mira të saj, edhe pas emërimit të trajnerit të ri. Me humbjen në mesjavë tashmë janë me një këmbë jashtë Ligës së Kampionëve, ndërsa me barazimin e sotëm rrezikon edhe kampionatin gjerman.

Në ndeshjen ndaj Hoffeinheim ishin skuadra më e mirë në fushë, duke krijuar vazhdimisht raste, por çaluan në konkretizimin e tyre.

Benjamin Pavard shënoi golin e vetëm për bavarezët në minutën e 17-të nga afërsia, pas një gjuajtje të Coman që shkoi në këmbët e francezit dhe me rezultatin 1:0 përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Hoffenheim arriti të barazonte rezultatin, por para kësaj Bayernit iu anulua një gol për pozitë jashtë loje nga VAR, pasi Pavard ishte më i avancuar.

Mysafirët barazuan në 1:1 në minutën e 71-të, kur Andrej Kramaric shënoi gol shumë të bukur nga gjuajtja e lirë për të dhënë epilogun final të takimit.

Stuttgart – Borussia Dortmund

Dortmundi nuk ka arritur më shumë se një barazim në udhëtim te Stuttgart, pasi humbën epërsinë nga 2:0 në 2:2, në fund për të barazuar 3:3

Ishe Haller që shënoi golin e parë të ndeshjes për t’ia dhuruar epërsinë 1:0 Dortmundit në minutën e 26-të.

Pas shtatë minutash ishte Malen që pas një solo aksioni të bukur shënoi gol edhe më të mirë në mesin e shumë kundërshtarëve për të çuar rezultatin në 2:0, që ishte rezultati i pjesës së parë.

Pjesa e dytë deri në minutat shtesë ishte për t’u harruar për Dortmund, pasi që dështuan të krijojnë një rast të vetëm të rrezikshëm, me vendasit që barazuan rezultatin për një moment.

Ishte Coulibaly që shënoi fillimisht për të ngushtuar rezultatin në 2:1 në minutë të 78-të.

Vagnoman barazoi gjithçka gjashtë minuta më vonë, saktësisht në minutën e 84-të.

Kur ndeshja po shkonte drejt përfundimit, atëherë ndeshja u bë edhe më interesante, pasi Dortmund arriti të shënonte për 3:2 në minutat shtesë me golin e Reynas.

Por krejt në sekondat e fundit ishte Mvumpa që barazoi për Stuttgart sërish, tani për epilogun final 3:3.

Lajme të ngjashme