Bayern Munich me rikthim eliminon Lazion, kualifikohet në çerekfinale - NACIONALE

Bayern Munich me rikthim eliminon Lazion, kualifikohet në çerekfinale

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Bayern Munich nuk ka lejuar befasi duke eliminuar Lazion dhe arritur ta sigurojë kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Bavarezzët” edhe pse humbën ndeshjen e parë me rezultat 1:0, fituan në ndeshjen kthyese bindshëm 3:0 për ta siguruar kualifikimin tutje.

Lazio kishte rastin e parë të artë për të kaluar në epërsi, mirëpo Ciro Immobile dështoi të shënonte nga dy metra distancë.

E kur s’shënon, e pëson. Rregulli i pashkruar i futbollit e dëshmoi vetën, pasi qysh në aksionin tjetër – Bayern Munich kaloi në epërsi përmes Harry Kane që shënoi me kokë pas harkimit të Gurreiros (38’).

Për përmbysjen e madhe u përkujdes Thomas Muller, që futi kokën te goditja vollej e De Ligt për ta devijuar dhe në fund përfundoi në rrjetë (45+2’).

Bayern Munich ishte shumë më e mirë edhe në pjesën e dytë, me Harry Kane që e vulosi fitoren pas një aksioni të shpejtë, duke realizuar nga afësia (56’).

Kësisoj, Bayern bëhet skuadra e parë që siguron kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Lajme të ngjashme