Bayern Munich kontakton Conten, por italiani preferon Juven ose Milanin - NACIONALE

Bayern Munich kontakton Conten, por italiani preferon Juven ose Milanin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Bayern Munich ka zhvilluar kontaktet e para me trajnerin Antonio Conte, mirëpo që tekniku italian po preferon të marrë drejtimin e Juventusit ose Milanit.

Tashmë po bëhet një vit që kur Conte është agjent i lirë, pasi u largua nga Tottenham duke ndërprerë kontratën me marrëveshje të dyanshme.

Sipas “La Repubblica”, Conte është duke i prirë listës së kandidatëve për të zëvendësuar Thomas Tuchelin te Bayern Munich, që do të largohet në fundin e sezonit.

Sidoqoftë, Conte duket se do ta refuzojë klubin gjerman sërish pasi është plotësisht i bindur se dëshiron ta drejtojë një klub në Itali, për të qëndruar pranë familjes.

Duke qenë se Napoli është në rindërtim dhe Roma që po kalon një sezon fantastik me Daniele de Rossin, opsionet e vetme reale mbesin Milani ose një rikthim te Juventusi.

Gazetari Rudy Galetti sugjeron që Conte preferon rikthimin te “Zonja e Vjetër” që gjithashtu në verë do të jetë pa trajner meqenëse mund ta shkarkojë Allegrin.

Kandidat tjetër te Juve është edhe trajneri i Bolognas Thiago Motta. Kujtojmë, Conte e fitoi tre herë rresht titullin kampion me “Bianconerët” në vitin 2011-2014.

Lajme të ngjashme