Bayern Munich i përgjigjet interesimit së Real Madridit për Davies - NACIONALE

Bayern Munich i përgjigjet interesimit së Real Madridit për Davies

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Bayern Munichut Herbert Hainer thotë se klubi ka pak interesim për ta shitur mbrojtësin Alphonso Davies pas interesimit të gjigantit evropian Real Madrid.

Kontrata e kanadezit nuk skadon deri në verën e vitit 2025, por “Bavarezzët” ende nuk e kanë bindur për ta vazhduar qëndrimin për vitet në vijim.

Hainer ka treguar se Bayern Munich nuk mendon assesi ta humbet yllin e skuadrës.

Ai ka kontratë me ne deri në qershorin e vitit 2025, është një ndër mbrojtësit e krahut më të mirë në btoë. Sigurisht duam ta mbajmë dhe shpresoj se ai të dëshirojë të qëndrojë”.

Megjithatë, lojtari thuhet se është mjaftë i ‘tunduar’ nga mundësia që t’i bashkohet Real Madridit, skuadër kjo që e ka ndërtuar ekipin me plot yje të rinj.

Klubi madrilen thuhet se është në kontakte të vazhdueshme me lojtarin, si dhe Vinicius Junior është duke tentuar ta bind që të pranojë destinacionin e ri për në verë.

Agjenti i lojtarit Nick Househ së fundmi e ka pranuar se Real Madrid është një ndër skuadrat e interesuara, por lojtari pëlqehet edhe nga gjigantët e Premierligës.

“Ka interesim nga shumë klube. Lexoj shumë shkrime, por të shohim se çfarë do të ndodhë në muajt e ardhshëm”.

“Jam i sigurt se Real Madrid mund të jetë ndër klubet e interesuara për transferimin e Davies, pranë disa klubeve të Premierligës. Të gjithë duan ta kenë një ndër mbrojtësit e krahut më të mirë në botë”.

Lajme të ngjashme