Bayern Munich i pamëshirshëm ndaj Bochum
Bayern Munich ka shënuar fitore shumë të thellë si mysafir i Bochum, në kuadër të xhiros së tretë në Bundesliga.
Gjiganti gjerman triumfojë me rezultat të thellë 0:7, duke shënuar katër herë në pjesën e parë, e tre herë në të dytën.
Leroy Sane hapi serinë e golave pas vetëm katër minutave gol duke shënuar pas një asistimi të bukur të Kingslay Coman (4') - VIDEO.
Ndërsa, ishte mbrojtësi Matthijs de Ligt që shënoi golin e parë në Bundesliga duke realizuar me kokë pas një harkimi të Kimmich (25') - VIDEO.
Për golin e tretë u përkujdes Coman me një gol të bukur pas një gabimi (33') - VIDEO.
Ndërsa, golin e katërt njëkohësisht të fundit për këtë pjesë e shënoi Sadio Mane që u asistua nga Coman (42'). Senegalezi në fakt shënoi edhe dy minuta më herët, por që u anulua për pozitë jashtë loje - VIDEO.
Bayern vazhdoi fuqishëm edhe gjatë pjesës së dytë, me Mane që realizoi sërish, këtë herë nga pika e bardhë (60') - VIDEO.
Vetëm nëntë minuta më vonë, Cristian Gamboa shënoi autogol në përpjekje për ta larguar topin (69') - VIDEO.
Fitoren e thellë e vulosi Serge Gnabry pas një asistimi të të riut Vidovic (76') - VIDEO.
Kështu, Bayern merr kreun në Bundesliga me nëntë pikë të mbledhura, derisa Bochum qëndron në fund pa pikë.