Bayern Munich i kthen sytë te Mike Maignan, mendon për zëvendësuesin e Neuer
Bayern Munich janë në kërkim të një portieri që mund ta zëvendësojë denjësisht Manuel Neuer dhe për këtë sytë janë kthyer te heroi i Milanit, Mike Maignan, që ka kaluar sezone të jashtëzakonshme me kuqezinjtë.
Pavarësisht nënshkrimit të një kontrate të re njëvjeçare që do ta mbajë atë në Bayern Munich deri në vitin 2026, kampionët e Bundesligës raportohet se kanë përgatitur një listë të ngushtë që ka tre emra që mund të zëvendësojnë reprezentuesin veteran gjerman si portierin e parë të klubit në të ardhmen, sipas Sky Sports.

Më herët, trajneri Thomas Tuchel kishte përmendur se Neuer mund të vazhdojë të luajë për aq kohë sa të dojë dhe se klubi do ta dëshironte atë si numrin një. Gjatë një konference për shtyp, gjermani tha: "Për sa kohë që ai ndihet aq mirë dhe e mban formën siç është. Ne nuk po i japim asnjë kufi. Atëherë ai mund të qëndrojë në portë për aq kohë sa të dojë".

Raportimi sugjeron se emri i portierit të AC Milan, Mike Maignan është aty në listën e ngushtë së bashku me Gregor Kobel të Dortmundit dhe Alexander Nubel të Stuttgartit. Portieri francez është paraqitur në 10 ndeshje në Serie A në sezonin që po vijon, ku ka arritur të mbajë katër porta të pastra.
Kampionët në fuqi i Gjermanisë është dy pikë prapa liderit, Bayern Leverkusen. Ndeshja e sotme e bavarezëve është shtyrë për shkak të reshjeve të mëdha të borës, siç njoftoi klubi.