Bayern Munich gjen pasuesin e Davies, pranë marrëveshjes me Theo Hernandezin - NACIONALE

Bayern Munich gjen pasuesin e Davies, pranë marrëveshjes me Theo Hernandezin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Bayern Munich është afër të arrijë marrëveshje me mbrojtësin e AC Milanit Theo Hernandez, të cilin e vlerëson si zëvendësuesi i Alphonso Davies.

Kanadezi pritet t’i bashkohet Real Madridit në verë pavarësisht që dy klubet ende s’kanë nisur diskutimet, megjithatë skuadra gjermane tashmë është duke kërkuar zëvendësuesin.

Gazetari Florian Plettenberg raporton se francezi është i hapur për t’iu bashkuar Bayernit, megjithatë ende nuk ka arritur marrëveshje verbale.

“26-vjeçari mbetet shënjestër për Bayernin në rast që Davies largohet nga klubi. Hernandez ka dhënë sinjale se do të ishte i hapur t’i bashkohet Bayernit në verë”.

“Por, asgjë s’ka ndryshuar. Nuk ka totalisht marrëveshje verbale me Hernandezin. Nuk ka negociata mes klubeve. Asnjë ofertë nga Bayerni”.

“Hernandez është gati për një transferim potencial. Sidoqoftë, deri më tani nuk ka ofertë nga Real Madridi për Davies”, shkroi ai ndër të tjera.

Ndërkohë, Real Madridi momentalisht është i fokusuar për ta kompletuar blerjen e Kylian Mbappes, që njoftoi largimin nga Paris Saint-Germain.

Mirëpo, “Los Blancos” nuk do të ofrojnë mbi 50 milionë euro për Davies, gjë që mund t’i nxjerrë probleme Bayernit, ngase shpresojnë të fitojnë sa më shumë që është e mundur.

Përndryshe, Milani do të kërkojë afro 100 milionë euro për francezin.

Lajme të ngjashme