Bayern Munich fiton derbin ndaj Interit, Barcelona "demolon" Plzen - NACIONALE

Bayern Munich fiton derbin ndaj Interit, Barcelona "demolon" Plzen

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Bayern Munich ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Inter (0:2), derisa Barcelona ka 'shpartalluar' Plzen (5:1).

"Bavarezzët" zhvilluan lojë të bukur në "Giuseppe Meazza", duke shënuar dy gola. Nga një në secilën pjesë, ishte e mjaftueshme për pikët e plota.

Leroy Sane padyshim ishte heroi i ndeshjes me një paraqitje maestrale dhe më meritori për të dy golat.

Fillimisht, gjermani pranoi një top tepër të bukur nga Joshua Kimmich dhe e pranoi për mrekulli, duke dribluar portierin Andre Onana dhe në fund e konkretizoi që t'i jep epërsinë Bayernit (25').

Pas golit të pranuar, Inter provoi të kërkojë golin, por që assesi nuk ia dolën të rrezikojnë me Edin Dzekon që humbi disa raste.

Në pjesën e dytë, Bayern Munich kërkoi penallti pas një prekje të topit me dorë nga Milan Skriniar, por arbitri nuk e ndali pasi ishte aksidente.

E vetëm disa minuta më vonë, Leroy Sane kontribuoi për mrekulli me Kingslay Coman dhe në fund goditjen e gjermanit e dërgoi në rrjetë mbrojtësi Danilo D'Ambrosio në përpjekje për ta larguar (66').

Tutje, pavarësisht rasteve të shumta asnjëra skuadër nuk arriti t'i konkretizojë, andaj Bayern u largua nga Italia me pikët e plota.

Me renditjen momentale, Bayern Munich renditët e dyta në grupin C me tre pikë, derisa Inter qëndron në pozitën e tretë pa pikë.

Kurse, në sfidën tjetër të këtij grupi, Barcelona ka "shkatërruar" në "Camp Nou" skuadrën e Plzen me rezultat 5:1.

Franck Kessie i dha epërsinë Barcelonës duke shënuar me kokë pas një asistimi të Jules Kounde (13').

Mysafirët pastaj kishin një rast të mirë për të barazuar me arbitrin që akordoi penallti, por pas rishikimit të VAR-it, doli që ishte stimulim.

Sulmuesi Robert Lewandowski dyfishoi epërsinë duke shënuar nga afërsia pas një asistimi të Sergi Robertos (34').

Mysafirët pastaj ngushtuan epërsinë përmes Sykora që realizoi nga afërsia pas një aksioni të bukur, ku u asistua nga Jemelka (43').

Mirëpo, vetëm disa minuta më vonë, Lewa doli sërish në skenë duke shënuar me kokë pas harkimit të Ousmane Dembele (45+3').

Polaku në pjesën e dytë e vulosi het-trikun me një gol nga distanca pas asistimit të Torres (67'). Me këtë het-trik, ai u bë lojtari i parë në histori të Ligës së Kampionëve që shënon het-trik me tre skuadra.

Fitoren e vulosi Ferran Torres pas një super asistimi të Dembeles vetëm katër minuta më vonë (71').

Kështu, Barcelona merr kreun e këtij grupi me tre pikë, derisa Plzen qëndron në fund pa pikë.

Në xhiron e radhës, Barcelona do ta zhvillojë derbin kundër Bayern Munich, derisa Plzen do të ketë punë ndaj Interit.

Lajme të ngjashme