Bayern Munich e demolon Darmstadt, i shënon tetë gola për 45 minuta
Bayern Munich ka shënuar fitoren më të thellë të sezonit, duke e mposhtur Darmstadt.
“Bavarezzët” ishin të pandalshëm duke shënuar tetë gola brenda 45 minutave lojë.
Vendasit e nisën shumë keq me Joshua Kimmich që mori karton të kuq pas vetëm katër minutave lojë.
Por pastaj problemet shkuan te mysafirët pasi Klaus Gjasula dhe Maglica morën karton të kuq pas disa ndërhyrjeve të rënda.
Me një lojtar më shumë në fushë, Bayern nuk tregoi fare mëshirë në pjesën e dytë.
Fillimisht Harry Kane kaloi Bayernin në epërsi me një gol të bukur me kokë pas një asistimi të Mazraouit (51’).
Vetëm pesë minuta më vonë, Leroy Sane dyfishoi epërsinë pas asistimit të Laimer (56’).
Bayern s’u ndal më kaq duke realizuar qysh në aksionin tjetër, këtë herë me Jamal Musiala që la të shtangur portierin pas pasimit që mori nga Kane (60’).
Sane realizoi golin e dytë personal dhe u përkujdes për të katërtin vetëm katër minuta më vonë (64’).
Golin më të bukur të karrierës pastaj e shënoi vetë Harry Kane, duke realizuar nga gjysma e fushës (69’).
Dy minuta pas golit të anglezit, Bayern shënoi edhe të shtatin me Thomas Muller që u asistua për mrekulli nga Mazraoui (71’).
Kurse fitoren e thellë e vulosi talenti Musiala pas një bashkëpunmi fantastik me Mullerin (76’).
Bayern tani është lider në Bundesliga me 23 pikë derisa Darmstadt zë pozitën e 14-të me shtatë sosh.