Bayern Munich dënon abuzimin racist ndaj Upamecanos
Mbrojtësi i Bayern Munich, Dayot Upamecano, nuk e kishte natën më të mirë dje në përballjen ndaj Manchester Cityt, ku bëri shumë lëshime në vijën e fundit. Komentet raciste shpërthyen ndaj tij në rrjetet sociale, çka e shtyri skuadrën bavareze të reagonte nëpërmjet një deklarate.
Një postim i qendërmbrojtësit me datë 1 prill, pas humbjes së djeshme 3:0 mori shumë komente raciste, që e panë atë fajtorin kryesor të humbjes në Etihad Stadium.
Kampioni i Gjermanisë i doli në mbështetje lojtarit, ndërsa më pas edhe bashkëlojtarët dhe tifozët e shumtë reaguan njëjtë.
“Të gjithë në Bayern dënojmë racizmin në termat më të ashpër të mundshëm. I gjithë klubi qëndron pas teje, Upa!”
Bayern Munich have issued their support for Dayot Upamecano after the defender was racially abused on social media following the club’s 3-0 loss by Manchester City in the Champions League quarter-final first leg on Tuesday.https://t.co/d4viMnJ6Gj
— The Athletic | Football (@TheAthleticFC) April 12, 2023
Upamecano me bashkëlojtarët tjerë u përballen me një skuadër shumë të fortë, siç është Manchester City, nga të cilët u ‘shkatërruan’ në fushën e lojës, me mbrojtësin që bëri një gabim trashanik në aksionin e pësimit të golit të dytë.
Futbolli po vazhdon luftën me racizmin, si në stadiume ashtu edhe në rrjete sociale me mesazhe të vazhdueshme, me rastin e fundit që ishte Romelu Lukaku ai që ishte cak i sulmeve dhe fyerjeve raciste nga tifozë të Juventusit.
Mbappe kishte reaguar pas këtij rasti, duke thënë: “2023 dhe ende të njëjtat probleme. Por ne nuk do të lejojmë që kjo të vazhdojë të ndodhë.”


