Bayern gjen zëvendësuesin e Pavardit, e do yllin e AC Milanit - NACIONALE

Bayern gjen zëvendësuesin e Pavardit, e do yllin e AC Milanit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Bayern Munich është duke konsideruar të bëjë një ofertë për mbrojtësin e AC Milanit, Pierre Kalulu me Benjamin Pavard që dëshiron t’i bashkohet Interit.

“Neurazzurët” kanë marrëveshje me lojtarin dhe klubin gjerman, por trajneri Thomas Tuchel nuk po lejon finalizimin e marrëveshjes derisa të gjendet zëvendësimi.

Sipas “Sky Sport Italia”, Bayern Munich tani po e vlerësojnë Kalulun si pasuesi adekuat i Pavardit, që është i etur për të kaluar te klubi italian.

Kalulu nuk ka qenë gjithnjë titullar i padiskutueshëm te Milan, prandaj “Rossonerët” edhe mund ta lejojnë të largohet në formë huazimi.

Sidoqoftë, në listën e Bayernit raportohet se është edhe mbrojtësi i Chelseas Trevoh Chalobah, i cili kishte bashkëpunuar me Tuchelin gjatë kohës në “Stamford Bridge”.

Bayern gjithashtu do të takohet të hënën me Tuchelin ta bindin ta lejojë Pavardin të largohet meqenëse s’duan ta humbasin si agjent të lirë në fundin e sezonit.

Pavard përpos mos daljes në stërvitje, thuhet t’i ketë paralajmëruar bordin e klubit gjerman se nëse nuk shitet atëherë do të largohet në verë duke hedhur poshtë mundësinë e rinovimit të kontratës.

Francezi e kërkoi largimin nga Inter nga dita e parë e afatit veror pasi e pa se nuk do të ketë minutazhë të madhe nën urdhrat e Tuchelit.

Lajme të ngjashme