Bayer Leverkusen “shpartallon” Feyenoordin - NACIONALE

Bayer Leverkusen “shpartallon” Feyenoordin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Bayer Leverkusen ka shënuar një fitore të madhe në udhëtim te Feyenoordi, në kuadër të xhiros së parë të ligës për Ligën e Kampionëve.

Skuadra gjermane triumfoi me rezultat 0:4, sfidë që e dominuan në të gjitha aspektet.

Talenti Florian Wirtz kaloi Leverkusenin pas vetëm pesë minutave lojë duke shënuar nga distanca.

Katër minuta më vonë, Feyenoordi arriti ta barazonte përmes Ramiz Zerrouki mirëpo që VAR-i e anuloi për pozitë jashtë loje.

Pas kësaj, Leverkuseni ishte shumë herë më e mirë. Me një aksion të bukur ishte Alejandro Grimaldo që shënoi nga afërsia pas harkimit të Jeremie Frimpongut (30’).

Vetëm gjashtë minuta më vonë, Grimaldo realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për Leverkusenin pas një asistimi të Wirtzit (36’).

Fitoren e gjigantit gjerman e vulosi një autogol i Timon Wellenreuther, i cili në përpjekje për ta larguar topin e dërgoi brenda rrjetës (45’).

Në pjesën e dytë, pavarësisht që Leverksueni sërish dominoi nuk arriti të shënonte më shumë gola. Feyenoord në fakt relaizoi sërish, përmes Ayase Ueda mirëpo u anulua prapë për pozitë jashtë loje.

Leverkusen me këtë fitore bindëse ngjitët në pozitën e tretë me tre pikë.

Lajme të ngjashme