Bayer Leverkusen me rikthim mposht Bayern Munichun
Bayer Leverkusen ka shënuar fitore të madhe duke mposhtur në shtëpi Bayern Munichun, në kuadër të xhiros së 25-të në Bundesliga.
Edhe pse Bayern Munich ishte fillimisht në epërsi, vendasit arritën në fund t'i arkëtojnë pikët e plota me rezultat 2:1.
Pas vetëm 22 minutave lojë, Jochua Kimmich me një gol të bukur nga distanca i dha epërsinë "Bavarezzëve" - VIDEO.
Bayern tentoi të shënonte edhe me disa sulme të shpejta, që gjithashtu nuk rezultuan të suksesshme, derisa Leverkusen ishte më e qetë gjatë kësaj pjese.
Vendasit treguan fytyrë tjetër në 45-minutëshin e dytë, duke barazuar rezultatin me anë të Exequiel Palacios që shënoi nga pika e bardhë (55') - VIDEO.
Leverkusen vazhdoi me sulme të shpejta duke fituar edhe një tjetër penallti, nga e cila sërish ishte i pagabueshëm Palacios me Sommer që assesi s'ia doli ta ndalte (73') - VIDEO.
Leverkusen kërkoi edhe një penallti tjetër në kohën shtesë, mirëpo arbitri nuk mendoi njëjtë duke përfunduar ndeshjen me këtë epilog.
Kështu, Bayern Munich renditët në pozitën e dytë me 52 pikë, një më pak se lideri Borussia Dortmund, derisa Leverkusen ngrihët në pozitën e tetë me 37 sosh.