Bayer Leverkusen kërkon 150 milionë euro për Wirtz - NACIONALE

Bayer Leverkusen kërkon 150 milionë euro për Wirtz

1 javë më parë

nga NACIONALE

Bayer Leverkusen ka konfirmuar se duan së paku 150 milionë euro për ta liruar sulmuesin Florian Wirtz.

Gjermani ka qenë kyç në suksesin e Leverkusenit duke kontribuar me 35 gola dhe asistime (së bashku) në 41 paraqitje në të gjitha garat.

Falë paraqitjeve të vazhdueshme, Wirtz ka fituar vëmendjen e disa klubeve si Manchester City, Liverpool, Bayern Munich, Ral Madrid dhe Barcelona.

Megjithatë, drejtori i Leverkusenit ka njoftuar se nuk është në shitje, por nëse kërkon largimin atëherë s’do të shitet nën 150 milionë euro.

“Askush nuk është i pashitshëm, por Wirtz nuk do të largohet nën 150 milionë euro”, tha shkurtimisht Fernando Carro për “Radio Marca”.

Në rast që ndodh kjo shitje, atëherë do të ishte transferimi i katërt më i shtrenjtë në histori të futbollit, prapa vetëm Neymar, Kylian Mbappe dhe Philippe Coutinho.

Ndërkohë, Bayer Leverkusen pritet ta mbajë gjermanin edhe për një tjetër sezon që të fitojë eksperiencë në Ligën e Kampionëve, pastaj pritet të bëjë hapin gjigant në karrierë.

Përndryshe, Wirtz ka mohuar kalimin te klubet si PSG, Chelsea apo në Serie A, me La Liga-n dhe Premierligën si opsionet e vetme.

Lajme të ngjashme