Barella në dyshime, mund të mungojë ndaj Kombëtares së Shqipërisë
Te Italia e kanë konfirmuar se ylli i Interit, Nicolo Barella, është duke u rikuperuar shumë mirë dhe pritet t'i bashkohet grupit në fushë, por që mbetet në dyshime për ndeshjen e parë në EURO 2024 ndaj Kombëtares së Shqipërisë.
Federata e Futbollit të Italisë e lëshoi një komunikatë zyrtare për yllin e dëmtuar, sot (e shtune) pasdite.
Esami diagnostici di controllo per Nicolò #Barella: progressi nel recupero dall'affaticamento muscolare 👇🏻
— Nazionale Italiana ⭐️⭐️⭐️⭐️ (@Azzurri) June 8, 2024
▶️ https://t.co/Q51TIAnyyr#Nazionale 🇮🇹 #Azzurri #VivoAzzurro pic.twitter.com/gw9IBjsmR0
Deklarata zyrtare
“Futbollisti Nicolo Barella kreu testet diagnostike këtë mëngjes që treguan përparimin e pritshëm në rikuperimin nga lodhja e muskujve të pësuar ditët e fundit”, tha FIGC në një deklaratë.
“Prandaj, lojtari do të vazhdojë programin e punës, në funksion të riintegrimit në grup në ditët në vijim”.
Deklarata e FIGC nuk sqaron nëse Barella do të jetë në dispozicion apo jo për debutimin e Italisë në Euro 2024 kundër Shqipërisë më 15 qershor.
Më herët të shtunën, FIGC kishte konfirmuar numrat e skuadrës së Italisë për Euro 2024, duke njoftuar se Barella do të mbajë numrin 18 në Gjermani, ndërsa Lorenzo Pellegrini do të jetë nr.10.
Barella, 27 vjeç, është një nga lojtarët kryesorë të Italisë në Euro 2024. Në 48 paraqitje me Interin në sezonin 2023-2024, ai shënoi dy gola dhe dha shtatë asistime, duke fituar titullin e Serie A për herë të dytë në karrierën e tij.
Ylli i zikaltërve është fitues i Euro 2020 me Italinë dhe ka nëntë gola në 53 paraqitje me kombëtaren.