Barcelona vendos të mos e regjistrojë fare Vitor Roquen
Sulmuesi i Barcelonës Vitor Roque duket se do të largohet nga katalunasit, shkaku që skuadra spanjolle ka vendosur as të mos e regjistrojë.
Braziliani arriti në janar nga Athletico Paranaense në një marrëveshje për 30 milionë euro, por nëse kompletohen bonuset atëherë mund të shkojë deri në 61 milionë euro.
Sidoqofë, që kur arriti Roque është lidhur me largimin nga Barcelona. Në fakt, ai as s’u ftua në fitoren ndaj Valencias, që ishte sfida hapëse për katalunasit në kampionatin spanjoll.
Përpos kësaj, Roque e humbi edhe numrin 19 në fanellë, të cilin ia dhuruan Lamine Yamalit. “AS” raporton se Barcelona nuk ka konsideruar fare mundësinë për ta regjistruar Roquen në La Liga.
🚨🇧🇷 Sporting are advancing in talks to sign Vitor Roque, while FC Porto are not in negotiations despite selling Evanilson.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 19, 2024
Total package discussed with Barça in excess of €30m but with add-ons as part of deal structure.
Talks continue. 🟢🇵🇹 pic.twitter.com/mERzSUA0ht
Kësisoj, talenti mbetet në bisedime të avancuara me skuadrën portugeze Sporting, ku po diskutohet një shitje e përhershme në një marrëveshje 30 milionë euro pus bonuset.
Braziliani deri vonë kishte refuzuar largimin megjithatë pasi nuk po i ecën as me Hansi Flick, ka ndryshuar mendje dhe tani dëshiron të fitojë përvojë te ndonjë skuadër tjetër evropiane.