Barcelona s’ka interesim për Greenwood
Barcelona nuk është duke punuar për të nënshkruar me sulmuesin e Manchester Unitedit Mason Greenwood.
Anglezi është huazuar te Getafe në afatin e verës, ku ka kontribuar me tetë gola dhe pesë paraqitje, por s’ka të ardhme te Man Unitedi.
“Djajtë e Kuq” e kanë vendosur në shitje dhe raportimet e fundit e lidhnin me një kalim te Barcelona, sidomos pasi Xavi Hernandez dha lëvdata për 22-vjeçarin.
Megjithatë, gazetari Fabrizio Romano raporton se Barcelona s’është duke punuar për të nënshkruar me Greenwood meqenëse janë të fokusuar te disa shënjestra tjera.
E ardhmja e Greenwoodit mbetet në dyshime me aksionarin e ri Sir Jim Ratcliffe që do të vendosë përfundimisht nëse do ta shesë, t’ia ndërpres kontratën apo t’i jap një tjetër shans.
Greenwood s’ka luajtur për Unitedin që nga janari i vitit 2022, pasi u arrestua mbi akuzat për përdhunim dhe sulm fizik ndaj ish të dashurës.
Sidoqoftë, më vonë ai u shpall i pafajshëm pasi të gjitha akuzat u tërhoqën mirëpo Unitedi vendosi ta huazojë duke mos i dhënë shansi për t’u stërvitur me bashkëlojtarët
Greenwood me Unitedin ka zhvilluar 129 paraqitje zyrtare duke shënuar 35 gola dhe dhuruar 12 asistime.