Barcelona s’i konsideron më Artetan e De Zerbin - NACIONALE

Barcelona s’i konsideron më Artetan e De Zerbin

4 javë më parë

nga NACIONALE

Barcelona nuk është duke i konsideruar më Mikel Artetan e Roberto de Zerbin si zëvendësues potencial të Xavi Hernandezit.

Klubi spanjoll kishte shikuar disa pasues të mundshëm për Xavin, që në janar njoftoi se do të largohet në fundin e sezonit.

Barcelona kishte në listë shumë emra, e ndër prioritetet ishin Arteta i Arsenalit dhe De Zerbi i Brightonit, megjithatë asnjëri prej tyre tashmë nuk janë opsione.

Sipas “Sport”, bordi katalunas zgjodhi të largohet nga gara për teknikun spanjoll sepse ka kontratë me Arsenalin deri më 2025, ndërsa edhe nuk ka eksperiencë të mjaftueshme.

Eksperienca ka luajtur rol edhe te largimi nga gara për De Zerbin, por që blaugranasit nuk do të ishin në gjendje as ta paguanin klauzolën e lirimit në vlerën e 18 milionë euro, që kërkon Brightoni.

Barcelona gjithashtu ka larguar nga lista edhe dy emrat gjerman, si Thomas Tuchel dhe Julian Nagelsmann.

Kësisoj, opsione të mundshme për në verë mbesin Luis Enrique, Hansi Flick dhe Rafa Marquez, kurse presidenti Joan Laporta ende shpreson ta bind Xavin për të vazhduar edhe për një vit.

“Ia kam bërë të qartë se dëshiroj që ai të qëndrojë, por e kuptoj presionin që ndjen”.

“E pyeta nëse ka ndonjë shans që t’ia ndryshoj mendjen, por mund ta shihja presionin në fytyrën e tij. I thashë të qetësohet dhe të mos ndihet nën presion. Ai më tha se do të largohet siç ka planifikuar, por të shohim”, deklaroi ai për “Mundo Deportivo” javën e kaluar.

Lajme të ngjashme