Barcelona shënon fitore në çastet e fundit ndaj Osasunës, tani vetëm një fitore larg titullit kampion - NACIONALE

Barcelona shënon fitore në çastet e fundit ndaj Osasunës, tani vetëm një fitore larg titullit kampion

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Përkundër se dominuan ndeshjen dhe se kundërshtarët luajtën për pjesën më të madhe të takimit me një lojtar më pak në fushë, Barcelona me shumë vështirësi ka shënuar fitore si vendase ndaj Osasunës, me një gol të minutës së 85-të.

Skuadra e Xavi Hernandezit e dominoi tërësisht takimin, me ndihmën e diferencës numerike në fushë.

Jorge Herrando i mysafirëve u ndëshkua me karton të kuq direkt në minutën e 27-të, për ta lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë në fushë për pjesën më të madhe të takimit.

Katalunasit dukshëm ishin më të rrezikshëm pas kësaj ngjarje, me portierin e Osasunës që disa herë bëri heroin në këtë takim.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi krejt në fund të takimit, kur Jordi Alba shënoi në minutën e 85-të, pas asistimit të Frenkie De Jong, për rezultatin 1:0. Vlen të ceket se mbrojtësi spanjoll u inkuadrua në fushë vetëm nëntë minuta para se të realizonte golin e fitores.

Barcelona me këtë fitore ka grumbulluar 82 pikë dhe deri në fund kur kanë mbetur edhe pesë xhiro, ka nevojë vetëm edhe për një fitore për të siguruar titullin kampion, që i bie se në rastin më të mirë katalunasit shpallen kampion në xhiron e ardhshme më 14 maj.

Lajme të ngjashme