Barcelona s'e shfrytëzon gabimin e Realit, ndalet nga Bilbao
Barcelona nuk arriti të shfrytëzojë mundësinë për t'u ngjitur në vendin e dytë në tabelë pas barazimit kundër Athletic Bilbaos.
Në pjesën e parë, Barcelona, ndonëse pse u përpoq të ruante topin, pas largimit të dy mesfushorëve kryesorë Frenkie de Jong dhe Pedri - të lënduar gjatë ndeshjes - rrjedha e lojës për ekipin katalanas u vështirësua shumë, duke mos arritur të krijojë raste konkrete shënimi.
De Jong pësoi një lëndim të rëndë në minutën e 23-të dhe u zëvendësua nga Fermin Lopez, ndërsa Pedri u largua nga fusha në minutën e 44-të, i zëvendësuar nga Lamine Yamal.
Athletic rriti presionin ndaj Barcelonës përmes krosimeve dhe goditjeve nga jashtë zonës, por nuk arriti të krijonte situata të rrezikshme
Asnjëra nga dy ekipet nuk arriti të thyente mbrojtjen e kundërshtarit.
Barcelona ndodhet aktualisht në vendin e tretë në klasifikim me 58 pikë.