Barcelona – Real Madrid: Analizë, mungesat dhe formacionet e mundshme
Barcelona është nikoqir i Real Madridit në kuadër të kryederbit të kësaj jave në La Liga.
Si katalunasit, ashtu edhe “Los Blancos” kërkojnë vetëm fitore për të vazhduar në garën për titullin kampion.
Të dy skuadrat kanë mungesa, mirëpo lajmi i mirë për të dy trajnerët është rikthimi i disa yjeve.
Te Barcelona, në ekipin e parë janë kthyer futbollistët si Robert Lewandowski, Raphinha dhe Jules Kounde ani pse secili pritet të qëndrojë vetëm në bankë rezervë, derisa mungon Frenkie de Jong.
Në anën tjetër, te Real Madrid është kthyer mbrojtësi David Alaba që pritet të nis nga minuta e parë, kurse vazhdon të mungojë Eder Militao si dhe portieri Thibaut Courtois.
Analizë:
Trajneri Xavi Hernandez ka deklaruar në konferencë për shtyp se mesfushori Pedri nuk do të rrezikohet të shtunën, andaj Gundogan së bashku me Oriol Rmoeu janë favoritët për ta nisur nga minuta e parë.
Mbrojtësi Inigo Martinez gjithashtu pritet të jetë titullar para Andreas Christensen, pasi impresionoi duke ndihmuar ta mbajnë portën e paprekur ndaj Athletic Bilbaos javën e kaluar.
Ndërsa, sulmuesi Lamine Yamal që zhvilloi gjysmë ore në xhiron e fundit pritet ta nis nga minuta e parë.
Kurse, trajneri Carlo Ancelotti pritet ta përdorë Edouardo Camavingan në krahun e majtë të mbrojtjes përpara Ferland Mendyt dhe Fran Garcias.
Vinicius dhe Rodrygo do të jenë titullar sërish në sulm, me Joselun që do të inkuadrohet në pjesën e dytë, derisa nga minuta e parë pritet të jenë edhe Toni Kroos dhe Aurelien Tchouameni që u pushuan në mesjavë.
Formacionet e mundshme:
Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Balde, Aruajo, Martinez, Cancelo; Gabi, Romeu, Gundogan; Felix, Torres, Yamal.
Real Madrid (4-2-3-1): Kepa; Carvajal, Rudiger, Alaba, Camavinga; Valverde, Tchoumeni, Kroos; Bellingham; Rodrygo, Vinicius.

Për fund, rikujtojmë se përballja e zjarrtë do të nis me fillim nga ora 16:15.