Barcelona pa dy yjet e mesfushës ndaj Napolit - NACIONALE

Barcelona pa dy yjet e mesfushës ndaj Napolit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Barcelona ka konfirmuar se dy mesfushorët Frenkie de Jong dhe Pedri nuk do të jenë në gjendje të luajnë ndaj Napolit.

Të dy lojtarët pësuan nga një lëndim jo të lehtë në barazimin e të dielës mbrëma ndaj Athletic Bilbaos.

Kësisoj, siç raporton “The Athletic” tashmë është konfirmuar se të se De Jong dhe Pedri do të jenë jashtë fushës për më shumë se një muaj, kësisoj do ta humbasin përballjen e dytë të raundit të 16-të në Ligën e Kampionëve.

Barcelona barazoi në udhëtim te Napoli me rezultat 1:1 më 12 mars, megjithatë tani nuk do ta ketë aspak të lehtë ta sigurojë “biletën” për në çerekfinale sidomos pasi klubi italian ka nisur ta gjejë vetën nën urdhrat e trajnerit të ri.

De Jong raportohet se ka lënduar gjurin e djathtë, kurse Pedri sërish ka dëmtuar kofshën e djathtë, që është lëndimi i njëjtë për herë të tretë këtë sezon.

Pedri përpos ndeshjes së Ligës të Kampionëve, do të mungojë edhe në dy miqësoret e muajit mars për kombëtaren e Spanjës.

“Janë dy lojtarë shumë të rëndësishëm në lojën tonë, shumë të rëndësishëm. Do të na mungojnë”, ishte deklarata e vetme e Xavi Hernandezit të dielën pasi blaugranasit humbën shansin për t’ui afruar liderit Real Madrid në vetëm gjashtë pikë.

Lajme të ngjashme