Barcelona ngadhënjen kundër Cadiz në udhëtim, rrëmben përkohësisht pozitën e parë në tabelë - NACIONALE

Barcelona ngadhënjen kundër Cadiz në udhëtim, rrëmben përkohësisht pozitën e parë në tabelë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Barcelona po vazhdon me një formë të mirë në kampionat. “Blaugranët” kanë fituar në udhëtim kundër Cadiz me rezultat 0:4.

Xavi vendosi që ta lë në bankën rezervë Robert Lewandowskin, marrë parasysh kalendarin e stërngjeshur që ka ekipi dhe minutazhin e madh që ka pasur deri më tani ylli polak.

Në çdo rast, Barcelona ishte e aftë që ta sigurojë fitoren e radhës, duke qenë mbizotëruese në fushë nga fillimi deri në fund.

Kjo fitore rrit entuziazmin në kampin e katalonasve, gjithnjë me shpresën që më në fund, pas disa vitesh krizë të kaluara, do të mund të rikthehen që të jenë pretendentë të denjë për ta fituar La Ligan.

Raporti i ndeshjes Cadiz 0:4 Barcelona

Me trinomin Raphinha, Depay dhe Torres, skuadra e Barcelonës hyri kundër Cadiz, në përpjekje për t’i siguruar tre pikët tjera në kampionat.

Barça shfaqi një lojë të mirë, të kujdesshme dhe shumë pjekur. Që nga fillimi i lojës u vu re se kanë hyrë me objektivin e qartë që ta zhbllokonin rezultatin sa më parë.

Mirëpo diçka të tillë nuk e arritën dot në pjesën e parë, përkundër shumë aksioneve dhe një rasti të mirë që pati sulmuesi anësor Raphina në minutën e 10-të të shënimit.

Gjërat ndryshuan në pjesën e dytë. Barcelona ushtroi një presion akoma më të madh në drejtim të skuadrës vendëse, duke e vendosur atë të pshtetur për muri, me golin që afrohej çdoherë e më shumë.

Zhbllokimin e rezultatit e bëri të mundur goli i mesfushorit holandez, Frenkie de Jong. Pas një afati kalimtar veror shumë të tërbuar që kaloi ai, ku ishte me një këmbë brenda ekipit dhe me një tjetër jashtë, pasi skuadra të shumta në Angli po përpiqeshin që t’i siguronin shërbimet e tij – ai ia doli që ta shënojë golin e epërsisë për Barçën sot, duke iu gëzuar pafund atij.

Në minutën e 57-të hyri në lojë edhe Robert Lewandowski. Nuk kaluan më shumë se tetë minuta nga inkuadrimi i tij, kur ai gjeti golin. Pas një tollovie në zonën e Cadiz, Lewandowski ishte në kohën dhe vendin e duhur për të shënuar golin që çoi shifrat e rezultatit në 0:2.

Nëntë minuta para se të mbyllej ndeshja, skuadrat u vunë në alarm, pasi një tifozi që gjendej në shkallët e stadiumit iu përkeqësua gjendja shëndetësore.

Siç shihet nga këto pamje, portieri Ledesma ka vrapuar shumë shpejt në drejtim të shkallëve të stadiumit për ta hedhur një defibrilator, çka tregon edhe situatën dramatike në të cilën po ndodhet tifozi në fjalë.

Gjithsesi, pas më shumë se 40 minutave, skuadrat u rikthyen në fushë, pasi personi që vuajti nga një sulm kardiak, filloi që ta merrte veten pasi u shoqërua në spitalin më të afërt siç njoftojnë mediet spanjolle.

Me t’u kthyer skuadrat në fushë luajtën për më shumë se dhjetë minuta. Në minutën e 86-të Lewandowski për mrekulli shërbeu për Ansu Fati, duke e vendosur atë në pozitë të përshtatshme shënimi për 0:3.

Barcelona vazhdoi të sulmonte, përkundër epërsisë së lartë që kishte krijuar. Golin e radhës për katalonasit e shënoi Dembele në minutën e 92-të.

Në fund u konfirmua fitorja e pastër e Barçës me rezultat 0:2. Me këtë fitore skuadra e Xavit shkon në kuotën e 13 pikëve, një më shumë sesa Real Madridi që pozicionohet në vendin e dytë, por njashtu ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Lajme të ngjashme