Barcelona me paraqitje të turpshme pëson humbje nga Valladolid - NACIONALE

Barcelona me paraqitje të turpshme pëson humbje nga Valladolid

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Barcelona ka pësuar humbje në udhëtim te skuadra që po lufton për mbijetesë, Real Valladolid, me rezultat 3:1, mbi të gjitha me një paraqitje shumë të dobët të skuadrës së Xavi Hernandezit.

Katalunasit u shpallën kampion të La Ligës nëntë ditë më parë dhe që nga atëherë kanë pësuar dy humbje rresht, me Real Sociedad që i mposhti në fundjavë dhe sot Valladolid.

Në tërësi Barcelona zhvilloi ndeshje më të mirë sot, duke pasur raste më të shumta shënimi si dhe dominimin në posedim të topit, por vendasit ishin më konkret para golit.

Vendasit shënuan golin e epërsisë shumë herët, kur mbrojtësi katalunas, Christensen shënoi autogol në minutën e dytë të takimit, për 1:0.

Ndërsa në minutën e 22-të, Cyle Larin nga penalltia çoi rezultatin në 2:0, me të cilin u mbyll pjesa e parë e takimit.

Duhet theksuar se kapiteni Jordi Masip i Valladolid bëri një paraqitje shumë të mirë, duke bërë disa pritje të mira gjatë 45 minutave të para.

Valladolid shënoi përsëri, tani në minutën e 73-të, kur Plata realizoi për 3:0.

Krejt çfarë Barcelona arriti të bënte deri në fund, ishte një gol i shënuar nga Robert Lewandowski në minutat e fundit të takimit për rezultatin 3:1.

Teksa Barcelona tashmë është kampione e Spanjës, Valladolid gjendet në një situatë të vështirë, pasi gjendet në pozitën e 17-të me vetëm tre pikë më shumë se vendi që bie nga La Liga, Getafe, e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar dhe goldallim më të mirë.

Lajme të ngjashme