Barcelona me fitoren ndaj Portës kalon grupet për herë të parë pas tre vitesh, Manchester City fiton me përmbysje ndaj Leipzig - NACIONALE

Barcelona me fitoren ndaj Portës kalon grupet për herë të parë pas tre vitesh, Manchester City fiton me përmbysje ndaj Leipzig

2 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Barcelona ka bërë përmbysjen e madhe për të fituar 2:1 ndaj Portos, kështu për të siguruar një vend në fazën e eliminimit direkt për herë të parë pas tre vitësh. Në anën tjetër, Manchester City u përball me Leipzig, të dy këto skuadra të kualifikuara, ku kampioni në fuqi fitoi me përmbysje 3:2, për ta siguruar vendin e parë në grup.

Barcelona - Porto

Barcelonës në këtë përballje i konvenonte tejmase fitorja dhe këtë e arriti me përmbysje, ngase ishte duke humbur fillimisht.

E veçanta e këtij takimi ishte se të tre shënuesit ishin portugez.

Ishte veterani Pepe që çoi Porton në epërsi fillimisht për 1:0, por kundërpërgjigja ishte shumë e shpejt nga Barcelona që me anë të Joao Cancelos shënoi për të barazuar rezultatin 1:1, me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Skuadra e Xavit e gjeti një gol në pjesën e dytë, për ta kompletuar përmbysjen e madhe. Ishte Joao Felix që shënoi në minutën e 57-të për fitoren 2:1 dhe kualifikimin e Barcelonës për në fazën e eliminimit direkt.

Manchester City - Leipzig

Një ndeshje që u zhvillua vetëm për të treguar se kush do të jetë në vendin e parë në grup ishte ajo mes Manchester Cityt e Leipzig, por që u shënuan pesë gola.

Skuadra e Pep Guardiolës triumfoi me përmbysje 3:2.

Ishte Lois Openda që shënoi dy gola për skuadrën gjermane, me pjesën e parë që u mbyll 2:0 për Leipzig.

Kampioni në fuqi i Evropës shënoi tre gola në pjesë të dytë për t'u kthyer në lojë. Ishte Erling Haaland fillimisht ai që ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 54-të.

Phil Foden barazoi në minutën e 70-të, ndërsa Julian Alvarez e vulosi fitoren në minutën e 87-të.

Manchester City kështu siguron vendin e parë në grup, ndërsa Leipzig kualifikohet si vend i dytë.

Lajme të ngjashme