Barcelona largohet nga gara për Joao Cancelon
Barcelona thuhet se është tërhequr nga gara për mbrojtësin e Manchester Cityt, Joao Cancelo.
Portugezi kaloi gjysmën e sezonit të kaluar huazim te Bayern Munich, por skuadra e Thomas Tuchel nuk e aktivizoi klauzolën e blerjes.
Kësisoj, Cancelo u rikthye te Man City por që nuk është në planet e Pep Guardiolas dhe një kalim te Barcelona ka qenë destiancioni më i mundshëm që disa muaj.
Sidoqoftë, “Sport” raporton se Barcelona është tërhequr nga gara shkaku që nuk është e gatshme të shpenzojë aq shumë për një lojtar që do të arrijë vetëm si formë huazimi.
Katalunasit shpresojnë se Cancelo t’i bën presion klubit anglez për ta lejuar të largohet, mirëpo kampioni e Anglisë e bëri të qartë se kërkon një shumë të majme prandaj Barça ka nisur të shikojë opsione tjera.
Shkaku i gjendjes së rëndë financiare, Xavi Hernandez ka nisur të konsiderojë ta mbajë Sergino Destin që u rikthye nga një sezon zhgënjyes te AC Milani.
Amerikani do të udhëtojë me Barcelonën për fazën parapërgatitore dhe në rast që e tregon veten atëherë klubi nuk do të bëjë asnjë investim në atë pozitë.