Barcelona konfirmon se lëndimi i Gavit ndikoi te Vitor Roque - NACIONALE

Barcelona konfirmon se lëndimi i Gavit ndikoi te Vitor Roque

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Barcelonës Deco ka konfirmuar se kanë vendosur ta kompletojë blerjen e Vitor Roque në afatin e janarit për ta ndihmuar klubin shkaku i lëndimit të Gavit.

Gavi pësoi një lëndim serioz gjatë pushimit ndërkombëtar, duke këputur ligamentin që ndikoi ta humbet tërë sezonin.

Me skuadrën që u dobësua pa spanjollin, Deco ka vendosur ta kompletojë blerjen e Roqeu qysh në afatin e dimrit.

Është një lojtar që tashmë e kemi transferuar. Synimi ishte të arrinte në janar ose qershor, por lëndimi i Gavit ka ndikuar ë vendimin që së bashku me trajnerin kemi parë se gjëja më e mirë është të arrijë në janar”.

Vitor është një sulmues që lëviz mes vijave, kërkon hapësirë dhe ka qëllim golin. Me arritjen e tij do të ketë më shumë garë në skuadër”.

Roque zhvilloi ndeshjen finale për Athletico Paranaense në vikend, ku pastaj edhe iu dha lamtumirën tifozëve.

Që kur arrita tifozët më kanë trajtuar shumë mirë. Është keq që largohem nga Athletico Paranaense dhe tifozët që më kanë mbështetur gjithmonë”.

Por, për mua është ëndërr të shkoj në Evropë. Provoj të punoj në kokën time, me dëshirën për të punuar më shumë. Kam punuar tërë vitin dhe jam shumë i lumtur”.

Roque tani duhet të garojë me 35-vjeçarin Robert Lewandowski për pozitën e titullarit.

Lajme të ngjashme