Barcelona konfirmon rikthimin e tre yjeve në “El Clasico”, mungon Frenkie de Jong
Barcelona ka konfirmuar se yjet si Robert Lewandowski, Raphinha dhe Jules Kounde janë gati për “El Clasico”, mirëpo jo edhe mesfushori Frenkie de Jong.
Të tre yjet e lartpërmendur ishin të lënduar ndërsa u kthyen në stërvitje vetëm të shtunën.
Sidoqoftë, trajneri Xavi Hernandez duket se ka qenë i kënaqur me formën e tyre dhe i ka ftuar për përballjen ndaj rivalit të përbetuar, Real Madrid.
Mirëpo, mungesa e madhe e Barcelonës është padyshim mesfushori holandez që ka qenë i shkëlqyer këtë sezon Frenkie de Jong.
Lista e plotë e Barcelonës:
📋 𝗟𝗔 𝗖𝗢𝗡𝗩𝗢𝗖𝗔𝗧𝗢𝗥𝗜𝗔 𝗣𝗔𝗥𝗔 #𝗘𝗟𝗖𝗟𝗔́𝗦𝗜𝗖𝗢 pic.twitter.com/GABcrGQEeI
— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) October 28, 2023
Në anën tjetër, kujtojmë se përballja zhvillohet në “Camp Nou” me fillim nga ora 16:15.
Real Madrid momentalisht është në pozitën e dytë në La Liga, me një pikë më shumë se Barcelona.